Aktori i famshëm turk, Ibrahim Çelikkol dhe Mihre Mutlu kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre 4-vjeçare. Çifti, të cilët janë prindër të një djali vendosën të ndaheshin me marrëveshje. Ata mirëpritën djalin e tyre në vitin 2019, të cilin e quajtën Ali.
Sipas mediave turke, prej muajsh janë përpjekur për të shpëtuar martesën por nuk i kapërcyen dot problemet. Ndërkohë që aktori i famshëm nuk ka reaguar ende për këtë temë, tashmë fansat e tij janë tronditur nga ky lajm. Më parë, aktori tha se gruaja ishte mbështetja e tij më e madhe.
“Gruaja ime është mbështetja ime më e madhe. Në fakt, ndonjëherë ajo mendon për mua më shumë se unë. Mbështetja e saj më jep forcë.”, tha ai.










