Nuk jam e lumtur

Dihet se, Genta Ismajli është bërë yll brenda nate. E këndoi të parën këngë me titull “Kthehu” dhe gjithandej trojeve shqiptare shpejt u bë refren i ditës kudo që jehonte zëri i saj.

Genta erdhi siç erdhi, bëri bujë dhe solli freski në skenën tonë muzikore, poashtu edhe me këngët tjera u bë e famshme dhe shumë e pëlqyer e publikut mbarëshqiptar.

Ajo përveç zërit, stilit të veçantë, por edhe me lëvizjet e saj në skenë përvetësoi e pushtoi zemrat e publikut, i cili i mbushte sallat kudo që ishte ajo e pranishme, për ta dëgjuar dhe për ta parë këngëtaren, e cila sot i qëndron edhe epiteti – s’ka si Genta.

Sa është e lumtur – ishte pyetja që ia bëmë Gentës, në kohën kur ishte në kulmin e suksesit gjatë një interviste për Kosovaren. Dhe ja, ç’thoshte Genta: Kush thotë se është i lumtur, gënjen veten dhe botën. Lumturia nuk ekziston , por ekziston të ndjerit mirë me veten tënde, me arritjet, sukseset, dështimet nga të cilat ke mësuar e unë ndjehem mirë. Nuk mund të them se jam e lumtur, por ndihem mirë me veten


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu