Nuk jam as kandidat i LSDM-së, as i ndonjë partie tjetër, por i pavarur me popullin

Kandidatura e përfolur e z.Ylber Pilku për zgjedhjet lokale në Dibër nga disa portale është shfrytëzuar për ta shpallur atë si kandidat të LSDM-së, por z.Pilku i quan këto shpifje dhe gënjeshtra, për më shumë, ndiqeni rreagimin e tij:

“Keqpërdorimi që bëjnë disa eksponentë të BDI-së me emrin tim, respektivisht portale lokale nën kontroll të plotë të BDI-së dhe strukturave lokale të saja, janë shpifje dhe gënjeshtra të kulluara, unë nuk do jem as kandidat i LSDM-së, sic shpifin ato portale, as i ndonjë partie tjetër, por ashtu sic kam qene deri më sot, me popullin, me dibranët e mi, për të kontribuar në të mirën e përgjithshme të Dibrës dhe për ti dhënë fund njëherë e mirë kësaj të keqe që po sundon sa kohë, dhe ata le të bëjnë atë që kanë bërë gjithë këtë kohë, të shpifin dhe gënjejnë, se nuk dinë gjë tjetër.”-u shpreh z.Pilku./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu