“Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, pas Valbona Sakos edhe zv.ministrja habit me deklaratën

Akoma nuk është harruar gafa e rëndë e ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, e cila deklaroi para mikrofonit se duhet të ishim të kënaqur me 51 viktima.

Edhe pse arsyet e dorëheqjes së Sakos, ngritën pikëpyetje të mëdha, në rrjet ka nisur një valë tjetër pakënaqësie.

Deklarata e një tjetër zyrtare shteti pikërisht nga Durrësi po xhiron nëpër hapësirën sociale.

Për këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili teksa ka postuar videon më poshtë, shkruan: “Ndrikulla te klonuara te narkoshtetit! sb”.

Bëhet fjalë për zv/ministre e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, e cila e pyetur për zbukurimet që po vendosen në qytetin e Durrësit, thotë se është diçka normale që ndodh në gjithë botën dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, është dita kur të gjithë në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është edhe situata në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, thotë ajo. /albeu

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu