Nuk ka dëftesa dhe libra shkollor në Maqedoninë e Veriut! Viti i ri shkollor po troket, tenderët të bllokuar

As nxënësit, as prindërit dhe as shkollat ​​nuk janë njoftuar se kur do t’i marrin dëftesat, por tashmë është lidhur marrëveshja për prokurimin e tyre, për dallim nga tenderi për prokurimin e teksteve shkollore, i cili është ende në proces.

Nëse tekstet shkollore do të vonohen edhe këtë vit, mësuesit do t’i shpërndajnë sërish tekstet të përgatitura nga vetë ata.

Nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit thonë se ka përfunduar procedura e ankimimit dhe nga java e ardhshme do të nisin me shpërndarjen e dëftesave në të gjitha shkollat ​​e vendit./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu