Nuk ka konsensus për anëtarin e pestë të komisionit për media

Bisedimet në Komisionin e përkohshëm për ndjekje të prezantimit medial edhe sot përfunduan pa marrëveshje për zgjedhje të anëtarit të pestë, i cili duhet të jetë shqiptar.
Anëtarët e Komisionit deklaruan se mbeten në komunikim të vazhdueshëm gjatë ditës së sotme derisa zgjat takimi i liderëve.
Cvetin Çilimanov, anëtar i komisionit, deklaroi se nga dita e parë e bisedave janë ballafaquar me situatë, ku një nga anëtarët insiston se është i pranueshëm vetëm një nga rreth 10-të kandidatët të cilët janë paraqitur për anëtarësim, transmeton InfoShqip.com.
“Kjo bën që të jetë jashtëzakonisht vështirë të arrihet kompromis për zgjedhje të anëtarit të pestë me konsensus. Me qëllim që ta shkatërrojmë këtë bllokadë, unë i propozova z. Ljubomir Kostovskit pasi aq insistohet në zgjedhje të një kandidati, ai vet të tërhiqet nga Komisioni dhe t’ia lëshojë vendin kandidatit që e favorizon, por kjo nuk ndodhi”, tha Çilimanov.
Kostovski konfirmoi se në takimin e sotëm nuk është arritur pajtueshmëri për anëtarin e pestë, pozitë për të cilën kandidat i vetëm mbeti Sefer Tahiri, pasi dje është tërhequr Daut Dauti. Propozime për kandidatë të rinj sot nuk ka pasur.
“Takimi i sotëm nuk solli kurrfarë rezultate dhe vlerësoj se kjo duhet t’i kumtohet opinionit para se të filojë takimi i atyre që duhet t’i vlerësojnë kushtet për zgjedhje. propozime të reja nuk ka për anëtarin e pestë, por nuk ka konsenzus edhe për ata të cilët janë paraqitur në thirrjen”, deklaroi për Plusinfo, Ljubomir Kostovski.
Sipas tij, liderët nuk mund të marrin vendim për zgjedhje të anëtarit të pestë të trupit ad hok, por mund të japin drejtime.
Afati i emërimit të anëtarit të pestë, i cili në pajtim me marrëveshjen politike duhet të jetë shqiptar dhe të zgjedhet me konsenzus, skadoi javën e kaluar. Për këtë pozitë u kandiduan rreth dhjetë gazetarë dhe profesorë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu