Nuk ka më ndërrim të territoreve: Investime strategjike Shqipëri-Kosovë

Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me investimet strategjike Kosovë-Shqipëri. Ai ka shkruar disa pika në postimin e tij.

Shkrimi i plotë:

“E para: nuk ka më ndërrim të i territoreve Kosovë-Serbi.
E dyta: do të fillojë një proces real për bashkimin kombëtar, dhe do të lindë shumë shpejt marrëveshja për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë.
E treta: do të përcaktohen investimet strategjike me kapital të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
E katërta: njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk do të jetë më motiv kryesor për zhvillimin e Kosovës, por vetëm çështje e perspektivës europiane të Serbisë.
E pesta: Moska dhe Beogradi nuk do të kenë më asnjë akses në drejtimin politik të Kosovës.
E gjashta: Ardhja e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, dhe politika aktive amerikane pro Kosovës, do ta trembë me frikë grupin e beogradasve dhe të moskovitëve në politikën e shitur shqiptare; si në Shqipëri, edhe në Kosovë.
Gjithçka po ecën drejt triumfit shqiptar në Ballkanin Perëndimor”.-shkruan Ngjela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu