Nuk kanë fund problemet për Realin, Bale e Modric nuk ia dalin për Galatasarayn

Real Madridi nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos pas dy ndeshjeve të para kanë vetëm një pikë.

Në xhiron e tretë Reali luan në udhëtim te Galatasaray në një ndeshje vendimtare.

Por trajneri Zinedine Zidane ka marrë një lajm të keq nga stafi mjekësor.

Marca shkruan se stafi mjekësor i ka kumtuar lajmin teknikut francez se dyshja Gareth Bale e Luka Modric nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë.

Dy yjet e Realit u lënfuan me Kombëtaret e tyre, Uellsin respektivisht Kroacinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Bale dhe Modric munguan edhe në ndeshjen ndaj Mallorcas, që Los Blancos e humbën me rezultat minimal 1-0.

Megjithatë Zidane do të ketë në dispozicion treshen Eden Hazard, Toni Kroos dhe Dani Carvajal që munguan në fundjavë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu