“Nuk kemi as Messin dhe as CR7”, Pioli sqaron çështjen Piatek

Një ndër emrat më të lakuar te Milani është padyshim ai i Piatek, me sulmuesin që duket shumë larg atij që ishte një sezon më parë. Vetëm një gol ka shënuar nga aksioni në 14 javë kampionat, me polakun që është në qendër të kritikave.

Gjithsesi, trajneri Pioli e mbron, teksa shprehet që Piatek është funksional për ekipin. Gjithashtu, tekniku sqaron se nuk ka asnjë çështje me sulmuesin.

“Nuk ka asnjë problem me Piatek. Milan po provon me çdo mënyrë që të lërë pas këtë situatë delikate. Nuk ekziston asnjë çështje. Duhet të përqendrohemi. Çështje vetëm te një lojtar nuk ka, për mua ka vetëm Milan. Punojmë të gjithë bashkë! Nëse Piatek luan nesër, atëherë do të thotë që është funksional për ekipin. Piatek është më shumë në zonë, ndërsa Leao lëviz ndryshe. Nuk kemi Messin apo CR7 në ekip, por kemi lojtarë të mirë që duhet të përqendrohen në punën që bën ekipi”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu