Nuk keni parë ide më gjeniale për t’ia mohuar golin Messit nga gjuajtja e lirë (FOTO)

Me një fitore 1:0 kundër Real Sociedad, Barcelona mori vendin e parë në La Liga, ndoshta edhe përkohësisht, duke pritur ndeshjen mes Betis dhe Real Madrid.

Ishte Lionel Messi që në minutën e 81’ shënoi nga penalltia, për fitoren 1:0 të katalanëve. Sidoqoftë, përveç fitores të Barcelonës, nga kjo ndeshje do të mbahet mend edhe një moment tjetër.

Ishte minuta e 57’ e ndeshjes. Messi kurrë nuk ka pasur një punë më të vështirë.

Në pesë sezonet e fundit, Messi ka shënuar 25 gola nga gjuajtjet e lira në La Liga, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në pesë ligat. Ai ka shënuar katër gola këtë sezon, por asnjëherë nuk është përballur me një situatë siç i ndodhi kundër Real Sociedad.

Trajneri i Soceidad, Imanol Alguacil, ka vendosur një mur krejtësisht të pazakontë para portierit të tij, të përbërë nga lojtarët, që u vendosën edhe në vijën e portës.

Për Messin, nuk mbeti asnjë mundësi për të shënuar.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu