Mbledhja e përbashkët midis Qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë është shtyer në kohë të pacaktuar. Ajo ishte planifikuar të mbahej më 21 mart në Nish, por autoritetet serbe e kanë prolonguar ate, informon INA.
Sipas shërbimit për informim të Qeverisë së Serbisë, mbledhja nuk do të mbahet në këtë datë për shkak të obligimeve zyrtare të kryeministres Ana Brnabiq. Nga Qeveria në Shkup theksuan se do të informojnë në mënyrë plotësuese datën e radhës se kur do të planifikohet kjo mbledhje ndërqeveritare. (INA)










