“Nuk menduam për anulim”, Joanikije për kurorëzimin në Cetinje: Gjukanoviq ishte prapa trazirave

Nuk pati asnjë lëvizje ose ndonjë anulim të kurorëzimit natën midis 4 dhe 5 shtatorit, thotë mitropoliti i Malit të Zi Joanikije. “Ne kurrë nuk kemi menduar ta anulojmë,” tha ai.

Siç deklaroi ai, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ishte prapa të gjitha pengesave dhe trazirave.

“Duke ngritur tensione, ai u përpoq t’i jepte tubimit një karakter politik, dhe ne u përpoqëm ta bënim tubimin fetar” deklaroi Mitropoliti.

Ai shtoi se “Qeveria e Malit të Zi, pas një konsultimi të gjatë, dhe për të parandaluar që të ndodhë ndonjë e keqe, siguroi një helikopter”.

“Ne erdhëm në Cetinje kaq të sigurt – tha ai dhe shtoi se ata ishte pak pakëndshëm për të shkuar me helikopter ushtarak, por që ai erdhi në vendin e tij të caktuar nga Zoti, i cili u përkiste metropolitëve për tetë shekuj”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu