‘Nuk munë të punojmë nga presioni’, të punësuarit në klinikën ‘Nënë Tereza’ i shkruajnë Zaevit (FOTO)

Përmes një letre dërguar sekretarit të Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev të punësuarit në klinkën për Hematologji në spitalin “Nënë Tereza” kanë njoftuar se ndaj tyre po ushtrohet presion.

Një grup i të punësuarve ankohen se për çdo ditë ndaj tyre po ushtrohet presion në vendin e tyre të punës nga motra kryesore medicinale Mirjana Gjuriq dhe nga drejtoresha e klinikës së Hematologjisë, Irina Panovska Stavridis.

Nga ky presion mësohet se 7 të punësuar deri më tani e kanë braktisur vendin e punës. Në letrë ata kanë kërkuar që të ndërmeren masa për tu hetuar i plotë rasti dhe të ndalet presioni ndaj të punësuarve.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu