Nuk ndalet Shaqiri, lëshon mesazh provokues për serbët

Sulmuesi i skuadrës së Liverpool, Xherdan Shaqiri është rikthyer të flasë për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në Champions Leaugue. Ai nuk udhëtoi me ekipin në Serbi për shkak se mund të tensiononte situatën në stadium.

Së fundmi ka qenë vetë sulmuesi që ka folur për këtë çështje duke theksuar që bëri mirë që nuk udhëtoi me ekipin pasi atmosfera në stadium ishte e zjarrtë.

“Thjeshta desha të përqendrohem në futboll, sepse të gjithë e dinë çfarë ka ndodhur. Atje në Beograd atmosfera është e zjarrtë, prandaj bëra mirë që qëndrova në shtëpi dhe u përqendrova në futboll. Të gjithë kujdeseshin për mua, kështu që u bë mirë që qëndrova.

Isha i freskët, qëndrova këtu dhe stërvita me disa lojtarë tjerë. Desha të luaj mirë dhe bëra paraqitje të mirë ndaj Fulham. Deshëm të reagonim pas humbjes në Beograd, pra ka qenë me rëndësi të vazhdonim me fitore në ligë”, tha Shaqiri. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu