Kreu i VV’së, Albin Kurti, ka folur pas takimit me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, duke thënë se ende nuk është mandatar, pasi ky ishte një takim i shkurtër pa efekte juridike.
Kurti e ka quajtur takimin me Thaçin pa efekte juridike, tesa ka thënë se së shpejti do ta bëjnë propozimin.
“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, ky ishte një takim i shkurtër konstulativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj. Unë dëgjova predidentin në këtë takim disa minutësh unë dëgjova presidentin që shprehu interesimin për krijimin e qeverisë, por, njëkohësisht edhe tha që e di që ju neboitet një kohë e caktuar, por, gjithashtu ne do ta bëjmë propozimin”, ka thënë Kurti.
Kurti ka pohuar para medieve se ka gatishmëri për t’u takuar me drejtuesit e LDK’së për të folur për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Kujojmë se Lideri i VV’së dhe pretendenti për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, pak para takimit me Presidentin Thaçi, ka ftuar LDK’në që të propozojë emrat e saj për ministrat e 5 ministrive, derisa ka publikuar ata të tij, ku Ministra nga kjo parti sipas tij do të jenë, Haki Abazi, Albulena Haxhiu, Blerim Reka, Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari dhe Arben Vitia.
Kjo siç duket të jetë edhe oferta e fundit e Kurtit për LDK’në, të cilës i bëri thirrje që të propozojë emrat e ministrive, ndërsa, ka publikuar edhe emrat të cilët i ka propozuar ai.
“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, thotë ai.
Një ofertë të tillë nuk dihet se a do të pranojë Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila më parë kishte kërkuar që Ministria e Punëve të Jashtme t’i takojë asaj.










