Nuk pagoi borxhin, varroset për së gjalli biznesmeni (FOTO)

Një biznesmen rus, i cili u varros për së gjalli në një varrezë në Moskë, telefonoi të vëllain duke iu lutur që të paguante borxhin e tij, në mënyrë që të rifitonte lirinë.

41 – vjeçari Khikmet Salaev u rrëmbye pasi nuk kishte shlyer një borxh prej 410 mijë paund.

Sipas mediave ruse, ai u tërhoq zvarrë për në varrezat e Lyubertsy dhe u varros për së gjalli, por iu lejua që të mbante me vete telefonin.

Nën tokë, i mbuluar me dhe, ai arriti që të telefonte vëllain e tij 36 – vjeçar, Ismail.

Ky i fundit raportohet se pagoi një pjesë të borxhit (rreth 16 mijë paund) dhe i dha gjithashtu makinën e tij BMW-535 “partnerëve të biznesit” të Khikmet.

Vetëm pas kësaj, rrëmbyesit i dhanë Ismail vendndodhjen e vëllait. Ai raportohet se kishte qëndruar nën dhe për rreth 4 orë.

Ai u dërgua në spital me disa fraktura.
Media ruse ka ngritur sëfundmi shqetësimin për një rikthim të mundshëm bandave ganstere të vitit 1990.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu