Nuk përballoi dot divorcin, 56 vjeçari var veten

Një 56-vjeçar nga Korça i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke varur veten.

Ai është gjetur brenda një banese në vendin e quajtur Ura e Mborjes.

Policia e Korçës, ka mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po heton, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të tij, dyshon se burri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ndërkohë mësohet se personi në fjalë ishte divorcuar nga bashkëshortja. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu