Nuk përmbahet Kiara, shpërthen keq ndaj Luizit

Dita e djeshme ka qenë mjaft me debate për Kiara Titon dhe Luiz Ejllin. Gjithçka nisi nga një mision sekret që kishin vajzat. Këto të fundit nuk duhej që të flisnin me djemtë dhe në fund do kishin një avantazh.

Djemtë e kuptuan misionin e tyre dhe bënë gjithçka që t’ua prishnin. Në një moment, Luizi kapi Kiarën dhe e vendosi në një cep të lavamanit të tualetit, aty ku nuk kishte mundësi të dilte.

Këngëtarit iu bashkua edhe Armaldo Kllogjeri. Edhe pse Kiara u thoshte se nuk ndihej mirë, që të dy nuk e dëgjonin dhe nuk e linin të lirë. Vajzat e tjera u munduan që t’i largonin dy djemtë por ishte e pamundur, e si pasojë i thanë moderatores që t’a prishte misionin.

Për këtë arsye, Kiara është nervozuar shumë me Luizin dhe kanë debatuar. Madje në një moment i tha “burri sa një derr, të fut në një cep e nuk të lë tv dalësh”.

Kur këngëtari e pyeti ‘a jam derr’, moderatorja i shpjegoi se në çfarë kuptimi e tha.

Kiara: Burri sa një derr, të kap, të fut në një cep e nuk të lë të dalësh. Kush je ti?

Kiara: Është shprehje. Nuk të tha njeri derr.

Luizi: Po të pyes a jam derr, jam qesharak? Të përdori si leckë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu