Numërimi i votave të diasporës: Kjo parti ka marrë më së shumti vota deri tash

Në QNR po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura me postë, deri tash, po prinë Lëvizja Vetëvendosje.

Deri më tash Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota – gjithsej 2237. Pason LDK me 921, PDK ka 731, koalicioni AAK-PSD ka 350 vota dhe koalicioni NIMSA-AKR-PD 326 vota.

Sipas KQZ’së, janë mbi 2 mijë e 600 pako me fletëvotime nga diaspora janë refuzuar pas procesit të vlerësimit.
Numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve bëhet në 23 tavolina numërimi. Rezultati i këtij numërimi do të përditësohet kohë pas kohe në tabelën e QNR-së.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Kosovës në diasporë kanë mundur të votojnë përmes postës gjatë periudhës së votimit nga 19 shtator deri 5 tetor 2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu