Numërohen 1742 nga 5362 kuti, PS 76 mandate, ia rrëmben një PDIU, ja në ç’zonë

Numërohen 1742 nga 5362 kuti ne rang kombëtar. Nga numërimi i deritanishem rezulton se Partia Socialiste kryeson me shumicë votash.

Rezultati:
PS 51.32 % (247,057)
PD 28.49 % (137,119)
LSI 15.62 % (75,206)
PDIU 3.86 % (18,581)
PSD 0.66 % (3,189)
Shpërndarja e mandateve:
PS 76
PD 41
LSI 20
PDIU 2
PSD 1

Shtyhet per neser ne mengjes numerimi per Qarkun e Elbasanit.

Anetaret e KZAZ-ve ne kete zone kane vendosur qe numerimi te nise mengjesin e 26 Qershorit.

Nis numerimi ne Memaliaj te Tepelenes dhe ne Pustec te Korçës

Numerimi ka nisur ne Memaliaj te Tepelenes dhe ne Pustec te Korçes. Sipas burimeve, ka patur shume vota te pavlefshme ne Pustec. Po keshtu, numerimi ka nisur edhe ne Kukes.

Numërimi i votave në Durrës nis nesër në mëngjes
Në qytetin e Durrësit numërimi i votave në 4 KZAZ, do të nisë në orën 5 të mëngjesit.

Mësohet se komisionarët e forcave politike në vend kanë shfaqur shenja lodhje dhe kanë kërkuar shtyrje e fillimit të numërimet.

Gjithashtu mësohet se dy forcat PS dhe PD kanë bërë një mes tyre që numërimi të nisë në mëngjes.
Dorëzimi i kutive

Pas orës 19:00 në disa qendra votimi në vend nuk u zbatua vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në Shkodër, në Fier, në Gjirokastër dhe në Dibër disa qendra dorëzuan kutitë. Teksa KQZ i bëri apel komisionereve te mos largoheshin dhe te qendronin ne detyre deri ne oren 20:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu