Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali shkon në 12.428

Numri i rasteve të vdekjes nga virusi korona në Itali u rrit për 837 në 12.428, bëri të ditur sot Agjencia për Mbrojtje Civile.

Numri i të infektuarve të rinj është rritur për 4.053 sa i përket 4.050 të djeshme, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga shpërthimi i epidemisë më 21 shkurt është 105.792.

Të dielën ishin regjistruar 4.217 raste të reja, përderisa të shtunën kishte 5.947 raste të reja.

Numri i rasteve të vdekjes nga ky virus në Lombardi, rajonin më rëndë të goditur në Itali, ra dukshëm, ndërsa numri i të infektuarve të rinj tashmë tre ditë me radhë po bie, që tregon për atë se situata atje po përmirësohet më shpejtë se sa në pjesët tjera të vendit.

Në Piemontin fqinj, numri i viktimave është 105, dukshëm më i madh se një ditë më parë.

Nga të infektuarit në nivel kombëtar, 15.729 totalisht ishin shëruar 14.620 një ditë më parë.

Gjithsej 4.023 pacientë janë në kujdes intensiv, q është më i lartë se sa numri i mëparshëm 3.981.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu