Nuses i merr flakë fustani, pamjet nga dasma shqiptare shpërndahen në internet (VIDEO)

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e cila thuhet se tregon një moment të sikletshëm, dhe jo vetëm kaq, në një dasmë shqiptare.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur nusja dhe dhëndri hyjnë në lokal, përkatësisht në momentin kur ndizen fishekzjarre.

Siç edhe mund të shihet, një shkëndijë e fishekzjarrëve bie në fustanin e nuses.

Edhe pse fillimisht ajo nuk e vëren, janë dasmorët ata që e lajmërojnë, duke ndërhyrë gjithashtu.

Ndonëse nuk jepen detaje se kur dhe ku ka ndodhur kjo, videoja është shpërndarë me të madhe, gjithandej. /Telegrafi/

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu