Nusja më e re e shtëpisë, Arbana ndan ditët e pushimit me familjarët e Eduardit (FOTO)

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është një ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar, për shkak të karakterit të saj e jo vetëm.

Tashmë prej kohësh në një lidhje dashurie me regjizorin e njohur, Eduard Grishaj, Arbana e ka pranuar hapur lidhjen e saj me të dhe sëbashku po përjetojnë romancën e tyre pa u fshehur nga njerëzit.

Prej disa ditësh, Arbana dhe Eduardi kanë udhëtuar drejt veriut të Italisë, teksa dhe bora ka mbuluar gjithçka e ka bërë më të bukur udhëtimin e tyre.

Sëbashku çifti ka publikuar foto dhe video nga ky vend mjaft piktoresk, ku duket se po kalojnë me të vërtetë bubukur.

Ndër fotot që çifti ka publikuar duket se kanë udhëtuar sëbashku me vëllain e Eduadit, pra dy vëllezërit me partneret e tyre.

E me këtë që pamë, Arbana ka treguar se tashmë është nusja e shtëpisë dhe marrëdhënia e saj me Eduartin është bërë familjare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu