Turqia duket se do të ndërmarrë një tjetër hap, i cili pritet të tensionojë situatën në Egjeun Lindor ku tani ndodhen një numër shumë i madh anijesh ushtarake nga shtete të ndryshme si SHBA, Turqia, Rusia, Izraeli dhe Greqia.
“Ne do të nisim kërkimet tona në Egjeun Lindor për gaz. Kërkimet do t’i bëjmë bashkë me Qipro Veriore duke mos lënë askënd të cënojë interesat e tyre”., – tha Erdogan dje në Ankara duke ngritur alarmin në Qipro dhe Greqi.
Dërgimi i anijeve turke në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros përkthehet në një konflikt të hapur, pasi vetë qeveria e Nikosias i ka dhënë këto zona me koncension tek kompania amerikane dhe italiane, përcjell Albeu.com.
Prej disa ditësh anije të flotës amerikane ndodhen në zonë, në mbështetje të kompanisë ExxonMobil, e cila është duke bërë kërkime në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros ku mendohet se ka miliarda metër kub gaz. /albeu.com/










