Nxënësit e shkollave të mesme protestojnë para Qeverisë, kërkojnë mësim të kombinuar

Nxënësit e shkollave të mesme, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, sot janë mbledhur para Qeverisë për të protestuar kundër mësimit online. Ata kërkojnë mësim të kombinuar, me prezencë fizike-online. Nxënësit e pranishëm thonë se nuk kanë për të lejuar një gjë të tillë, prandaj kërkojnë me çdo kusht për mësim të kombinuar, në të kundërt nga 1 tetori ata do të bojkotojnë mësimin online. Ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga institucionet, do të vazhdojnë protestat e tyre duke i përshkallëzuar edhe më tej në të gjitha qytetet e vendit.

Protestuesit kishin edhe 5 kërkesa konkrete:

  • Nxënësit të njihen si partnerë në të gjitha proceset e vendimmarrjes në politikë dhe në shoqërinë civile.
  • Mësim i kombinuar si e vetmja mënyrë e procesit mësimor gjatë gjithë pandemisë.
  • Qasje e decentralizuar, ku secila komunë komunë apo shkollë të vendosë mënyrën e vet të mësimbajtjes në varësi të kushteve.
  • Në shkollat profesionale, praktika të zhvillohet me prezencë fizike.
  • Të respektohen masat e higjienës personale, me të gjitha pajisjet e duhura në këtë kohë pandemie

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu