Nxihet uji pranë ujëvarës së Niagarës, shqetësim për turistët

Uji pranë bazës së ujvarës së Niagarës ka marrë ngjyrë të zezë, duke u dhënë një makth të paparë turistëve.

Kjo ka ndodhur për shkak të një shkarikimi të një impianti të ujrave të zeza.

Bordi i qytetit tha se shkarkimi ishte pjesë e mirëmbajtjes rutinore të një prej pellgjeve të saj.

Imazhet e publikuara tregojnë ujin e zi përgjatë lumit Niagara që gjenden në kufi më Kanadanë.

Zyrtarët kanë deklaruar se uji përmbante grimca të ngurta dhe mbetje të karbonit, por nuk kishte vajra ose tretës organikë.

Ata e përshkruan aromën si ‘aromë normale të shkarkimit të ujrave të kanalizimeve’. Sipas tyre shkarkimi ishte brenda kufijve të lejuar. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu