Ballkani është bërë përsëri e rëndësishme dhe gjeostrategjike me forcimin e aktorëve të huaj jo-europianë. BE përpiqet për stabilizimin e rajonit nga sundimtarët autoritarë – por kjo nuk është ide e mençur, shkruan fillimisht historiani Oliver Jens Schmitt për median zvicerane “NZZ”.
BE vendosi për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit perëndimor në samitin e Selanikut të mbajtur në 2003. Viti 2014 ishte shumë i diskutuar. Njëqind vjet pas atentatit serb kundër pasardhësit të fronit austro-hungarez, që solli shpërthimin e LPB, rajoni duheshte përfundimisht të mbizotërohej nga paqja. Por kriza të ndryshme sollën kthesën e vëmendjes së BE nga ish shtetet jugosllave dhe Shqipërisë.
Ndërkohër një kurorë e vendeve të rajonit kanë bërë hapara para: Sllovenia dhe Kroacia janë anëtare të BE nga 2004 dhe 2013 respektivisht, Rumania dhe Bullgaria na 2007 dhe Greqia nga 1981. Elementi i dytë i rëndësishëm është perspektiva euro-atlantike e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në 2009 dhe Malit të Zi në 2017, përkundër kundërshtimit të ashpër rus. Por Rusia mund të tensionojë akoma rajonin.
Nga idealizmi te pragmatizmi
Prapseprap kur shikojmë hartën e Ballkanit perëndimor duket si një zonë e errët në mes të territorit të BE-së dhe NATO-s. Çinteresimi i BE-së e ka hapur këtë rajon për ndikime të tjera. Rusia, Turqia, Arabia Saudite dhe shtete të tjera muslimane, kohëve të fundit edhe Kina, po përpiqen ta plotësojnë vakumin strategjik. Ndërsa Rusia dhe Turqia instrumentalizojnë traditën imperiale dhe solidaritetin religjioz me ortodoksët dhe myslimanët e Ballkanit gjegjësisht, Kina në këtë zonë ekonomikisht të dobët sheh pikën fundore të strategjisë së saj të Rrugës së Mëndafshit, e cila përfshinë edhe Greqinë me ekonomi të rrënuar. Ky ndikim para portave të saj duhet ta shqetësojë BE-në; po ashtu Ballkani është bërë veçanërisht i rëndësishëm në kuptimin strategjik si zonë transitore për emigrantët dhe refugjatët para së gjithash në vitin 2015. BE e di se ajo nuk është e vetmja që i cakton rregullat në Ballkan, se shumë politikanë që sundojnë në mënyrë autoritare në rajon me shkathtësi po e manipulojnë Brukselin në raport me Moskën, Ankaranë dhe aktorë të tjerë dhe kështu ata po krijojnë hapësirë manovruese për vete. Për këtë shkak qeveria gjermane më 2014 ka nisur të ashtuquajturin Proces i Berlinit, i cili bartet nga Austria, Franca dhe Italia. Synohet që të nxitet zhvillimi i Ballkanit Perëndimor në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, shkencës dhe arsimit dhe rajoni të stabilizohet me synimim zyrtar të anëtarësimit të plotë në BE.
Në fakt të gjithë pjesëmarrësit janë të vetëdijshëm se shtetet përkatëse për një kohë të gjatë nuk do të jetë në gjendje për një hap të tillë. BE mbase nuk do ta përsëris gabimin si në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë dhe premtimet e thjeshta për reforma t’i marrë si të mirëqena, përcjell botasot.info.
Primati i pragmatizmit
E qartë është gjithashtu se ndërkohë po dominon pragmatizmi. Duke i pasur parasysh edhe çështjet e emigracionit, stabiliteti konsiderohet më i rëndësishëm se më herët dhe çështjet klasike si sundimi i ligjit, liria e mediave dhe të drejtat civile kanë humbur rëndësinë. Të mbështetësh politikanë të pushtetshëm, të cilët shërbejnë si garant të stabilitetit, por në brendi mund të qeverisin të papenguar dhe në mënyrë autoritare, nuk është strategji e re e aktorëve euroatlantikë. Kështu ka funksionuar gjatë politika e tyre në Kosovë. Duket se tani ky model po zgjerohet në mbarë rajonin. Kjo nxit shumë pyetje. Sepse Aleksandër Vuçiqi, njeriu i pushtetshëm i Serbisë, nuk është vetëm në krye të një regjimi autoritar; edhe në kryeqytetet perëndimore me vetëdije harrohet se ai në vitet 90-të ka qenë njëri nga propagandistët më të rëndësishëm të ultranacionalizmit serb. Ai tani bëhet sikur është penduar dhe meqë kanë nevojë për të, kjo bën jehonë edhe në diplomacinë perëndimore dhe në botën mediale perëndimore.
Rama dhe Vuçiç nuk janë demokratë
Veçanërisht Gjermania po llogarit në Serbinë dhe po e shpërblen pikërisht atë shtet, i cili nga fundi i shekullit 20-të i ka mbuluar shumicën e atyre shteteve me luftëra, të cilat në procesin e Berlinit pritet të shtyhen të bashkëpunojnë ngushtë me Serbinë. Për të kompensuar këtë dhe për ta qetësuar elementin shqiptar, i cili është më dinamiku në një rajon që po plaket, kryeqytetet perëndimore po përpiqen ta afrojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili së fundi u rizgjodh me një shumicë të madhe. Nga Rama pritet që si udhëheqës i «shtetit amë» të mbrojë interesat e shqiptarëve të shpërndarë në shtetet e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Por, si Vuçiqi edhe Rama nuk është demokrat i pastër. Ai po ashtu vazhdimisht duhet të arsyetohet kundër supozimeve se nuk po vepron në mënyrë energjike kundër mbjelljes dhe shitjes së drogës, një biznes që po lulëzon. Me qasjen etnizuese rreth dyshes Vuçiq-Rama BE ka krijuar grupe klienteliste. Kjo është problematike sidomos në rastin e shqiptarëve.
Shqetësimet e Kosovës dhe Maqedonisë nga “ndërhyrjet e jashtme”
Në Kosovë janë të shqetësuar që punët e saj rregullohen mes Serbisë dhe Shqipërisë, pa u konsultuar më atë. Ndërhyrja e Ramës në në politikën e brendshme të Maqedonisë, ku i bashkoi partitë shqiptare në një aleancë, është problematike. Si Vuçiqi ashtu edhe Rama nuk ngurrojnë të lëshohen në parulla dhe aksione nacionaliste. Kush i mbështet ata në mënyrë të njëanshme, mund të blejë stabilitet, por me çmim të lartë. Sepse kështu as Serbia, as Shqipëria nuk do të zhvillohen si shoqëri të lira e demokratike, të cilat me ndërgjegje të pastër mund të pranohen në BE. Nëse vazhdohet me mbështetjen e njëanshme të modeleve autoritare politike, atëherë Serbia dhe Shqipëria dhe shtetet e tjera do të shndërrohen në rezervate politike të shpopulluara para portave të BE-së. Ikja sidomos e personave të kualikuar është që tani tepër e lartë.
Një shembull si Maqedonia
Pragmatizmi i BE është mbuluar nga një re dyshimi pas intervenimit intensic të diplomacisë europiane në Bosnjë dhe Kosovë dhe për të kthyer rajonin në një gjendje të zhvilluar ekonomike dhe politike. Nga kjo prapaskenë e zymtë mund të merret një shembull pozitiv. Maqedonia ka treguar se Ballkani nuk mund të udhëhiqet nga burra të fuqishëm nëse rritet demokracia.
Maqedonia me dy milion banorë dhe me një përzierje të madhe etnike, prej kohësh konsiderohej një shtet bazë për Ballkanin, jo për faktorin ekonomik ose peshës politikë, sesa për shkak të situatës strategjike. Pas shumë hezitimeve të partisë nacionalistë VMRO dhe mbështetjes ruse ndaj ish kryeministrit Nikola Gruevski, këta e dorëzuan pushtetin ndaj shumicës së re mes socialdemokratëve dhe partive shqiptare. Me këtë u soll ndryshimi i qeverisë përmes zgjedhjeve demokratike.
BE e mbështeti këtë iniciativë, por vendimtare ishte ndikimi i SHBA dhe Rusia mbeti duarbosh. Gruevski tentoi sëpaku dyherë të provokonte konflikte ndër-etnike, së fundi përmes mësymjes së parlamentit në fund të prillit 2017. Megjithatë qytetarët, maqedonas dhe shqiptarë, mbetën të qetë duke qëndruar në shtëpi dhe jasht urrejtjes. Në fakt ka forca tjera nacionalistë, por kjo nuk është dëshira e banorëve të Maqedonisë.
Plane lojërash për ndryshimin e kufijve
Zhvillimi i Maqedonisë nuk varet vetëm nga harmonia e brendshme ndëretnike, të cilën qeveria e re e përfaqëson më fuqishëm se ajo e mëparshmja; por mbi të gjitha nga shtetet fqinje dhe anëtare të BE si Greqia dhe Bullgaria. Greqia për shkak të vetos ndaj perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë e lidhur me kontestin 25 vjeçar të emrit. Bullgaria në fakt njeh pavarësine e Maqedonisë, megjithatë shumë bullgarë shohin maqedonasit si pjesë e kombit të tyre bullgar.
Qeveria e Zaevit është përpjekur ti çtensionojë marrëdhëniet me vendet fqinje pas vizitave në Athinë dhe Sofie. Së fundi Greqia mund të kthehej në një aktor konstruktiv, ndërsa në anën tjetër BE duhet të mbështeste këtë ulje tensioni dhe shoqërinë civile maqedonase. Kështu mund të evitohej edhe lojëra me ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Maqedonia ka treguar se Ballkani nuk mund të udhëhiqet nga burra të fortë nëse rritet demokracia./Bota sot/










