Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka nisur pronësimi i komunitetëve fetare me tituj të regjistruar.
Për ta ilustruar këtë lajm, Rama ka shpërdarë edhe një video, të cilët e shoqëronon me diçiturën: Çerek shekulli liri besimi në 1028 kisha, xhami, teqe të ndërtuara a rindërtuara pa dokumente.
Pronësimi i komuniteteve fetare me tituj të regjistruar, një detyrim i prapambetur që po shlyhet në kohë rekord…”
Por të menjëhershme kanë qenë komente dhe reagimet nga ana e qytetarëve. Ndërsa vetë Rama nuk ka hezituar që t’iu kthejë përgjigje.
Kometuesi: EH ORE BIR KOMUNISTI A KI MENDUAR NDONJËHERË TË DISTANCOHESH NGA VEPRIMET E TË KALUARES E TË BËHESH BESIMTAR I MIRË I KRISHTERË SIQ PRETENDON SE JE.
Rama: Gjon, komunistet e kane kete zakon qe merren me i biri i kujt je, jo kristianet nder te cilet ti kujton se je! Une jam shume krenar per tim ate, po ti ben mire te shkosh e t’i lutesh zotit te ta fale mekatin qe ben duke menduar si komunist per tjetrin? Keshtu qe distancohu nga hija e komunizmit qe ke ne tru dhe pastaj jep mend ketu per te kaluaren zotrote.
Komentuesi: Mjaft mo me xhamija z.kryeminister se e keni bo shqipnin sime qen shtet islamik TURP, osht mush shqipnia me mandile, burka, mjekrrosha! Tvjen zor me ardh me nji t’huj se osht mush veni pllom e xhami!
Rama Foti shikoje deri ne fund se ke edhe kishen.
Komentuesi: E gjithë bota e zhvilluar investon në arsim dhe ekonomi ne akoma me kisha e xhamija…. Ushqimi i injorantit është feja dhe prapambetja.
Rama: Alfred, kush qe e quan fene ushqim te injorantit ne emer te diturise, eshte ne fakt nje injorant qe diturine e ka iluzion
Komentuesi: filloj fushata ska njeri tju nali tashi , na shtroni rruget neper lagje knej ka lezha e ne fshatrat perreth se lat nam me qeveri e bashki
Rama: Ndue, per mua kane qene 3 vjet e gjysem “fushate” se ka 3 vjet e gjysem qe e bredh Shqiperine per pune, po ti mesoje edukaten per vete jo per mua, sepse cun i ri dhe edukata eshte celes per te hapur shume dyer ne jete?
Komentuesi: Nuk na duhen gjithe ato xhami.duhenme shume rruge dhe mireqenie per popullin.
Rama: Keto nuk e perjashtojne njera-tjetren Amali, xhamite e kishat nuk ndertohen me taksat e tua, keshtu qe s’te duhen ty, po u duhen shqiptareve si une e si ti! Prandaj mos i ngaterro tempujt me rruget. /albeu