“O i pafytyrë, o burracak”, Sali Berisha i shkon përballë Edi Ramës, e ndalë sigurimi (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur sot në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, lidhur me akuzat që ky i fundit i bëri në lidhje me genocidin serb në Kosovë.

Kreu i PD u afrua përballë Ramës dhe e cilësoi atë burracak, ndërsa tha se atë e ka çmendur protesta e 7 Korrikut.

“O mburracak, o i pafytyrë, o i pa emër, ta tregoj unë ty! Të ka çmendur 7 Korriku”, iu drejtua Berisha Ramës, ndërkohë që ndërhyri garda.

Më herët Rama akuzoi Berishën se ka furnizuar me naftë Millosheviçin gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe se “përcollën ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë”.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu