Obama do e përkrahë publikisht Joe Biden për president të Amerikës

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, do të përkrahë publikisht Joe Biden të marten për president të vendit, ia ka bërë me dijë një burim i njohur CNN-it.

Obama do të përkrahë ish-nënkryetarin e tij në një video-mesazh, duke treguar pse ai beson se Biden është kandidati i nevojshëm në këtë moment krize në Amerikë, thotë një person afër ish-presidentit.

CNN shkruan se kjo shënon rishfaqjen publike për here të pare të Obamës në arenën politike.

Obama, megjithatë, në nëntor tha se ai kishte biseduar me të gjithë kandidatët demokratë gjatë fushatës, shpesh duke u dhënë atyre këshilla përpara se të shpallnin ofertën e tyre dhe pasi ata të dilnin.

Ditë më parë, kandidati i pavarur për president të SHBA-ve, Bernie Sanders, hoqi dorë nga kandidimi presidencial.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu