Objektivi i Milanit në merkato, talenti belg mahnit Maldinin dhe Massarën

Paolo Maldini dhe Frederic Massara vazhdojnë të kërkojnë për talente të reja. Milani ka plan të qartë: synohen të afrohen lojtarë të rinj në moshë dhe të talentuar për t’u rritur pastaj në Milanello. Një ndër lojtarët që intrigon drejtuesit e kuqezinjve është Charles De Ketelaere. 19 vjeç, luan si mesfushor ofensiv dhe sulmues i majtë, dhe është një prodhim i Club Brugge.

Prej korrikut të kaluar është pjesë e ekipit të parë, teksa këtë nëntor debutoi me kombëtaren e Belgjikës. Në kampionat ka shënuar një gol këtë sezon, ndërsa në Champions League dy të tillë. Përveç talentit me topin dhe vizionit të lojës, De Ketelaere është edhe një lojtar i fortë fizikisht (192 cm i gjatë). Futbollisti ndiqet me interes edhe nga Atalanta. Milani po e monitoron dhe po përgatit një ofertë për Club Brugge, kampionët e Belgjikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu