OBRM-PDUKM: Është tragjike që në vend të rritjes së pagave, të sillet vendim për shkarkimin e Zvërlevskit

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për fillimin e procedurave për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Marko Zërlevski. Ata thonë se është tragjike që në seancën e parë të qeverisë, në vend që të sillet vendim për rritjen e pagave, pensioneve dhe subvencioneve të vendoset për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski.

“Zaev është i frikësuar nga përgjegjësia penale dhe shpreson se përmes paralajmërimeve për shkarkim të prokurorit publik dhe rizgjedhjes së gjykatësve, do t’i frikësojë ata që duhet të shikojnë përgjegjësinë e tij. Zaev pa asnjë turp në deklaratën e tij të parë si kryeministër dhe në seancën e dytë të qeverisë sjell vendim për shkarkim të Marko Zvërlevskit”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti thonë se, qytetarët nga LSDM presin 500 km rrugë të reja, punëtorët presin pagë minimale prej 16 mijë denarë dhe mjekët pagë prej 100 mijë denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu