OBRM-PDUKM organizon marsh protestues në Veles

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM njoftojnë se sot në orën 13:00 do të organizojë marsh protestues në qytetin e Velesit.

“LSDM premtoi rikthimin e të shpërngulurve, ndërsa pas dy vjetëve që janë në pushtet shpërngulja është rritur, ndërsa shtetit po i ndodh shpërngulja e heshtur për shkak të paaftësisë, korrupsionit dhe politikave të këqija të kartelit të pushtetit”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se të rinjtë nuk shohin më kushtet jetese në Republikën e Maqedonisë.

“Për këtë sot OBRM-PDUKM organizon marsh protestues në gjithë vendin. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk janë të kënaqur nga pushteti që të bashkohen me ne në marshin protestues sot në Veles në orën 13:00”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu