OBSH jep lajmin e keq: Shtetet me rënie të rasteve me koronavirus mund të përballen me rritje të menjëhershme

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se vendet të cilat kanë shënuar rënie të infeksioneve me koronavirus, prapë mund të goditen nga një ngritje e re e rasteve me këtë virus.

Siç bën të ditur kjo organizatë bota është në mes të valës së parë të shpërthimit të koronavirusit, andaj vendet të cilat kanë shënuar rënie të rasteve mund të përballen me një “kulm të dytë të menjëhershëm”.

“Bota është ende në mes të valës së parë të shpërthimit të koronavirusit”, tha për një konferencë në internet kreu i urgjencave të OBSH’së, Dr Mike Ryan raporton Reuters.

Ryan tha se epidemitë shpesh vijnë në valë, që do të thotë se shpërthimet mund të kthehen më vonë këtë vit në vendet ku vala e parë ka zbritur.

Ekzistonte gjithashtu një shans që normat e infeksionit të mund të ngriheshin përsëri më shpejt nëse masat për të ndaluar valën e parë do të hiqeshin shumë shpejt.

Kur flasim për një valë të dytë në mënyrë klasike, çfarë kuptojmë shpesh, do të ketë një valë të parë të sëmundjes në vetvete, dhe më pas ajo përsëritet muaj më vonë. Dhe kjo mund të jetë një realitet për shumë vende brenda një numri muajsh”, tha Ryan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu