“Ohri dhe Prespa e anëtarësuan vendin në NATO”, Solana: RMV shumë shpejt do të nisë bisedimet me BE-në

Ish-përfaqësuesi i lartë i BE -së, Havier Solana në fjalimin e tij në këtë shënim të 20-vjetorit, tha se është i bindur që shumë shpejt, Shkupi do t’i nisë bisedimet për anëtarësim në BE. Në pamundësi që të ishte i pranishëm në manifestim mesazhin e tij e përcolli me video-incizim.

Ish-përfaqësuesi i NATO-s, Piter Fejth, porositi se Marrëveshja e Ohrit është mjaft e veçantë. Ndërkaq zëvendës ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Xhejms Apatura, tha se NATO-ja do të vazhdojë me dialog politik dhe bashkëpunim praktik me vendet nga Ballkani Perëndimor për mbështetje të përpjekjeve për reforma dhe promovim të paqes rajonale dhe sigurisë. E nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA Kejt Meri Bërnz dhe Eduard Prajs zëdhënës i Departamentit të Shtetit, theksuan se Ohri dhe Prespa e dërguan vendin në NATO dhe në prag të BE-së.

“Keni pasur shumë vështirësi në udhëtimin tuaj. Keni pasur vështirësi me zgjidhjen e emrit tuaj, por ka pasur rezultate. Ju keni pasur probleme me gjuhën tuaj, e cila gjithashtu është zgjidhur dhe keni nisur negociata pas marrëveshjes me NATO–n, jam i sigurt që së shpejti do të keni mundësinë për të filluar bisedimet zyrtare me Bashkimin Evropian”, deklaro Solana.

Do të doja të lëvdoja qytetarët e këtij shteti për punën që e kanë bërë, për tolerancën. Mendoj se të gjitha komunitetet do të jenë në paqe dhe komod duke jetuar nën të njëjtin kulm me identitetin kulturor”, tha Fejth.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu