OKB: Nuk ka udhëzime për ndryshimin e përdorimit të termit “gjuhë maqedonase”

OKB njofton se stafit të Sekretariatit nuk i janë dërguar udhëzime që do të ndryshonin termin “gjuhë maqedonase” në “gjuhë të RMV-së”. Ky reagim vjen pasi mediat në Maqedoninë e Veriut, duke cituar burime të paidentifikuara, publikuan informacione se termi “gjuhë maqedonase” do të ndryshohet në OKB.

“Asnjë udhëzim i tillë nuk i është dërguar stafit të OKB-së, i cili do t’i referonte shërbimet që të përdorin termin “gjuhë e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në vend të termit gjuhë maqedonase”, thuhet në përgjigjen për “Radion Evropa e Lirë” nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stefan Duracich.

Përdorimi i referencave nga Kombet e Bashkuara, duke përfshirë referencat ndaj mbiemrave, për Maqedoninë e Veriut kryhet sipas korrespondencës zyrtare të Misionit të Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara nga 14 shkurt 2019, siç pasqyrohet në UNTERM. Baza publike e të dhënave terminologjike e Kombeve të Bashkuara. Sekretariati i Kombeve të Bashkuara, i cili vazhdon të udhëheqë stafin e Sekretariatit, nuk ka lëshuar asnjë udhëzim tjetër përveç atyre që përmbahen në UNTERM”,

E përditshmja “Nova Makedonija” së fundi ka publikuar një artikull në të cilin thekson se burime të paidentifikuara të OKB-së pretendojnë se në Sekretariatin e OKB-së është marrë një vendim i brendshëm, i cili i ka udhëzuar shërbimet e Sekretariatit që në vend të përdorimit “gjuhë maqedonase” të përdoret “gjuha e Republikës së Maqedonisë së Veriut” thanë Kombet e Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu