Olsi Bylyku bën ndryshimin e papritur dhe e krahason veten me Malumën

Olsi Bylyku ka surprizuar me paraqitjen e tij të fundit. Aktori i humorit ka guxuar dhe është shfaqur me një look krejt tjetër nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë deri më tani.

Olsi ka publikuar një foto në Instagram ku shihet me flokët biondë. Teksa u ka prezantuar ndjekësve të tij pamjen e re, ai e ka krahasuar veten me këngëtarin e famshëm, Maluma-n.

“Maluma from Marikaj… Kur i thu “bëj ca te dush” @xhimi_beqiri💇🏼‍♂️”, ka shkruar aktori krahas fotos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu