“Open Balkan”, Rama: Nismës duhet t’i bashkëngjiten edhe Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi nga samiti i “Open Balkan” në Beograd se kësaj nisme duhet t’i bashkohen jo vetëm vendet e rajonit por edhe vendet si Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria.

“Turqia partner i pazëvendësueshëm i Turqisë si edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, është mik i joni. Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Italisë dhe Greqisë, që për arsye objektive dhe pamundësie me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të jetë sërish të ftuar për samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm ti bashkohen vendet e rajonit por t’i bashkëngjiten vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia dhe Hungaria në anën e tjetër”, u shpreh Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu