“Open Ballkan”, Ahmeti: Kemi dy rrugë, ose të pajtohemi ose të luftojmë

Duke folur për “Open Ballkan” dhe mungesën e Kosovës në kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim tha se nuk pajtohet dhe nuk i pëlqen përplasja nga distanca dhe tha se në Kosovë është duke u rritur hasmëria kundër “nënës” Shqipëri.

Duke përdorur fjalë të urta dhe duke bërë ndërlidhje, Ahmeti tha se “fjala nënës nuk I kthehet”.

“Nuk më pëlqen përplasja e figurave të larta. Po e vërej një anti-shqipëri në Kosovë por nuk shihet në Shqipëri. Vërehet në studio, letra të shkruara, po I ndëgjoj, shikoj me dhimbje. Cështjet e familjes gjykohen dhe shikohen Brenda shtëpisë. Shqipëria është shteti amë. Nëna sado që është e keqe nuk zëvendësohet me asgjë. Duhet të jemi kujdeshëm. Nuk duhet ti kthejmë fjalën nënës sepse e hidhërojmë.”

Ai tha se ky mission shkon për pajtimin e popujve.

“Është një mission që shkon në pajtimin e popujve të ballkanit. Në qoftë se ju keni hy në mission për të ndërtuar paqen dhe pajtimin e mbështes këtë mission, kështu i pyeta, Ramën, Vuçiqin dhe Abazeviqin. Vuçiqi më tha, ke thanë fjalë të urta, do të na presësh vetëm një vit, Rama nuk shtoi asgjë. Pas një viti do të shihen frytet.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu