Operacioni ushtarak turk në Siri, presidenti Erdoğan kryeson mbledhjen koordinative (FOTO)

Nën kryesimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Ankara u mbajt “Mbledhja Koordinative e Operacionit Burimi i Paqes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mbledhjen e mbajtur në Kompleksin Presidencial në Ankara të pranishëm ishin kryetari i parlamentit Mustafa Şentop, ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül, ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, kryetari i grupit parlamentar të AK Partisë Naci Bostancı, kryetari i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes İsmet Yılmaz, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Yaşar Güler, kryetari i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Hakan Fidan, nënkryetari i AK Partisë Numan Kurtulmuş, nënkryetarët e partisë Mahir Ünal dhe Hayati Yazıcı, zëdhënësi i AK Partisë Ömer Çelik, shefi i Komunikimeve Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë İbrahim Kalın.

Ndryshe, Turqia sot njoftoi fillimin e operacionit “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu