Opozita nis organizimin për protestën, Basha: Më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë

Gjatë ditës së djeshme pas mbledhjes me aleatët, kreu i opozitës Lulzim Basha tha për mediat se më datë 26 maj, që përkon me ditën e shtunë, do të mbahet një protestë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Kur na ndan fiks një javë nga kjo ditë opozita ka nisur organizimet.

Mësohet se kreu i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë sonte pasdite krerët e degëve për tu dhënë mënyrat e organizimit.

Dje Basha u shpreh se vendi ka hyrë në një kolaps, pasi nuk ka më qeverisje dhe se opozita dhe populli nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë.

Gjithçka nisi nga publikimi prej PD-së i dokumenteve ndaj Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm.

PD e ka akuzuar me prova dhe dëshmitarë se është një ndër kokat e krimit në Vlorë, akuza që prej tij janë hedhur poshtë.

Edhe pse ai u largua drejt Italisë për tu përballur me drejtësinë atij, si i dënuar me 7 vite burg.

Por opozita kërkon edhe largimin e ministrit Fatmir Xhafaj pasi sipas tyre në kohën e hartimit të reformës në Drejtësi, ndryshoi nenin e ekstradimeve me qëllim që vëllai mos vuante dënimin në Shqipëri.

Por edhe nga ana e ministrit Xhafaj janë hedhur poshtë akuzat, madje ky i fundit është marrë nën protektoratin e kryeministrit Rama.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu