Ora ideale që fëmijët të jenë në gjumë

Energjia e fëmijëve duket se nuk shteron kurrë dhe misioni për t’i vendosur në gjumë shpesh herë ju duket i pamundur. Nëse mendoni se orët e humbura të gjumit nuk janë të dëmshme e keni gabim. Studimet tregojnë se fëmijët zhvillojnë aftësi më të mira njohëse, emocionale dhe fizike nëse shtrihen herët në shtrat.

Sipas hulumtimeve harku kohor i duhur që një fëmijë të shtrihet në shtrat është nga ora 8 deri në 9 të darkës. Një studim tregoi se fëmijët nga mosha 7 deri në 11, që shkuan në shtrat vetëm një orë më herët për pesë netë në javë ishin më të vëmendshëm dhe më pak nervoz në shkollë. Avantazhet janë edhe më të mëdha për fëmijët e vegjël, transmeton InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu