Orari, parashikimi dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini për meçin Joshua – Parker

E shtuna e fundit për muajin mars është dita e shumë pritur për adhuruesit e boksit.

Pse, çfarë ka?

Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të përballen me njëri-tjetrin për titujt botëror në peshat e rënda.

Parker (26 vjeçar) do të vendos në lojë titullin e tij WBO, kurse Joshua (28 vjeçar) do të mbrojë titujt WBA dhe IBF, në një përballje ku fituesi i merr të gjitha.

Ku do të mbahet ndeshja?

Në Principality Stadium të Cardiffit të shtunën me 31 mars, aty kur Joshua suksesshëm mbrojti titujt e tij ndaj Carlos Takam.

Kur fillon meçi?

Ende nuk ka njoftim të saktë zyrtar, por spektakli i madh mes Joshuas dhe Parker pritet të fillojë rreth orës 23:00 në kohën tonë lokale.

Por, ne do t’iu mbajmë të informuar dhe përditësuar me çdo detaj në kohë, që nga futja e sportistëve në stadium, personat e njohur që kanë vendosur ta shikojnë ndeshjen nga afër, ushtrimet e fundit, ecjen drejt ringut dhe çdo gjë tjetër.

Parashikimi:

Shumica e ekspertëve besojnë se Joshua do të fitojë, disa presin që më nokaut rreth rundit të tetë apo nëntë, pjesa tjetër me pikë.

Përballjet e fundit:

Joshua në tre meçet e fundit ka gjitha fitore: Carlos Takam (nokaut teknik), Wladimir Klitschko (nokaut teknik) dhe ndaj Eric Molina (nokaut teknik).

Parker gjithashtu ka të gjitha fitore në tre meçet e fundit: Hughie Fury (me vendim të shumicës), Razvan Cojanu (me vendim unanim) dhe ndaj Andy Ruiz (me vendim të shumicës së gjyqtarëve).

Statistikat:

Joshua ka 20 përballje dhe të gjitha i ka fituar me nokaut, kurse Parker nga 24 meçe nuk ka asnjë humbje dhe 18 prej tyre i ka fituar me nokaut.

Në total Joshua në karrierën si profesionist ka boksuar në 65 runde, kurse Parker në 123.

Joshua është 198 centimetra i gjatë, kurse Parker 193 cm.

Përfitimet:

Raportohet se ndarja është 67 me 33 për qind në favor të Joshuas. E përkthyer në vlerë monetare besohet 15 milionë euro për britanikun Joshua dhe tetë milionë për boksierin nga Zelanda e Re.

Vlen të theksohet se matjet zyrtare do të bëhen gjatë ditës së premte, ndërsa për t’u njohur më mirë me boksierët më poshtë keni disa video, kurse KËTU të gjitha lajmet rreth tyre.
Të gjitha nokautet e Joshuas:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu