Sot me 07.09.2016 në organizim të Institutit për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qendrës për Studime Strategjike pranë Akademisë së Shkencave dhe Artit të RM-së, në sallën solemne të ASHAM, në bashkëpunim me Institutitin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve, u realizizua konferenca shkencore me temë “Marrëveshjet ndërkombëtare nga periudhat e shekullit të XIX dhe shekullit XXI dhe integrimet euroatlantike të Maqedonisë”.
Në konferencën u drejtuan Profesori Taki Fiti, Nënkryetari i Akademisë së Shkencave dhe Artit te RM-së , Z. Arber Ademi, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ndërsa me fjalimet hyrëse konferencen e hapën akademiku Vladimir Kambovski, Kryetar i Qendrës për Hulumtime Strategjike pranë ASHAM dhe Ambasadori Abdulkadar Memedi, drejtor i Institutit për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme pranë MPJ.
Akademiku Kambovski, në fjllimin e tij u përqëndrua në genëzën dhe zhvillimin historik të subjektivizmit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë ki në kuader te RSFJ-së se ashtu qe nga pavarsija e deri sot.
Ambasadori Memedi sqaroi arsyet e temës së conferences dhe lidhshmërine e marëveshjeve ndërkombëtare të perudhave në fjalë me eurointegrimet veriatlantike, duke nenvizuar se në histori fati i Maqedonisë është marre pa prezencën e saj, kurse qe nga pavarësia deri me sot Maqedonia është formuar në shtete i respektuar në arenën ndërkombetare.
Në suaza të organizimit të përbashkët, Prezantime kishin edhe prof. Dragi Georgiev, drejtor i Institutit të Historisë Kombëtare të Maqedonisë dhe prof. Dr. Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
Ne të dy panelet ” Maqedonija në marrëveshjet ndërkombëtare nga shekulli i XIX deri te llufta e dytë botërore”, dhe “Maqedonija në marrëveshjet ndërkombëtare nga ASNOM-i deri me sot” fjalime mbajten figura të shquara të shkencës dhe ekspertë, të cilët folën në tema lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, kushtuar subjektivizmit historik, juridik dhe politik të Maqedonisë në marrëveshjet ndërkombëtare në kontekstin e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë, që prodhoi diskutim të frytshëm të këtyre temave dhe përfundoi me konkluzione përfundimtare mbi këtë temë.
Në konferencë morrën pjesë përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore, universitetet si dhe përfaqësues të korit diplomatik në republiken e Maqedonisë./zhurnal