Osmani: BDI-ja po shqyrton mundësinë e daljes nga qeveria teknike

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, nga Reçica e vogël ku BDI po mban një mbledhje të jashtëzakonshme për situatën e fundit në vend, u shpreh se mbledhja po vazhdon dhe po shqytrohen dy pika momentalisht.

Momentalisht po shqyrtohen dy pika. Njëra ka të bëjë me mundësinë e daljes nga qeveria teknike që jemi aktualisht me VMRO-DPMEN, për të parë në këtë mënyrë nëse arrijmë të zhbllokojmë situatën e krijuar. Për këtë çështje po diskutohen argumentet pro dhe kundër, nëse dalja nga qeveria teknike do të lehtësonte situatën apo jo, për shkak se edhe nëse tërhiqen ministrat, ligji i obligon funksionarët të qëndrojnë në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re.

Pika e dytë janë zgjedhjet lokale, sepse skadimi i afatit të kryetarëve te komunave do të bllokonte situatën edhe në komuna, sepse ekziston vakumi ligjor që ju heq kompetencat kryetarëve të komunave- u shpreh Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu