Osmani “çmonton gënjeshtrat” për propozimin francez! Gjuha maqedonase do të jetë zyrtare në Bashkimin Evropian

“Ta çmontoj logjikën se duhet të mbetemi të bllokuar që të mos na bllokojnë”

Me këtë frazë kryedipolmati Bujar Osamni nisi takimin e sotëm me gazetarët në të cilin hodhi poshtë të gjitha akuzat e djeshme opozitare dhe të opinionisëve se me propozimin francez do të pësojë gjuha dhe identiteti maqedonas.

Në fillim siguroi se në Bashkimin Evropian gjuha do të jetë maqedonase. Do të ketë vetëm deklaratë të njëanshme të Bullgarisë për qëndrimin e saj për gjuhën, po jo në kornizë negociuese por në propcesverbale, që nuk do të ketë asnjë lloj implikimi juridik për përdorimin e gjuhës.

“Përfitimi më i madh i këtij procesi për të cilin kanë luftuar breza të tërë, për të cilin ne kemi luftuar në 90% të kohës, ishte që të mbyllet një herë e përgjithmonë çështja e gjuhës, e cila duket hapur se ishte i kontestueshëm në BE. Në kornizë zyrtarizohet gjuha maqedonase dhe si e tillë futet në mesin e 25 gjuhëve evropiane. Do të qëndrojë në tabelë në BE, siç qëndrojnë gjuhët e tjera, do të ketë edhe butonin “Macedonian language” gjithnjë, në çdo dokument”, theksoi Bujar Osmani, ministër për Punë të Jashtme.

Osmani përgënjeshtoi edhe zërat se çështjet historike dhe dypalëshe maqedono-bullgare janë futur në Propozimin francez – ndryshe nga propozimet e mëhershme. Krahasoi kornizën gjermane, e cila siç tha nuk është kontestuar asnjëherë si dhe atë të tanishmen – francezen. Në fakt, sipas Osmanit, marrëveshjet gjithnjë kanë qenë në çdo variant të kornizave që kur kanë nisur bisedimet mes nesh dhe BE-së

“Do me thënë cili është dallimi, këtu (prop.gjerman) thotë “Marrëveshja” ndërsa këtu (prop.francez) “Marrëveshja, kontrollet vjetore dhe masat për zbatim”. Cili është dallimi, nëse ka ndonjë jurist këtu, të na thotë cili është dallimi mes Marrëveshjes dhe zbatimit të saj. Këtu (prop.gjerman) thotë ta zbatoni marrëveshjen me rezultate të dukshme, këtu (prop.francez) rezultate të dukshme të Marrëveshjes si dhe kontrollet vjetore për zbatimin e saj! Kjo është në pjesën e përgjithshme. Kjo nuk është në pjesën ku janë udhërrëfyesit”, tha Bujar Osmani, ministër për Punë të Jashtme.

Sqaroi edhe për hapjen e negociatave dhe futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

“Propozimi i cili paraprakisht u rezufua thoshte që njëherë të bëhen ndryshimet Kushtetuese, pastaj nisjen e bisedimeve. Tani është nisja e bisedimeve, Konferenca e partë Ndërqeveritare, hapje e bisedimeve, proces të plotë skriningu, deri në mbylljen e skriningut, para hapjes së Kapitullit të parë duhet të bëjmë ndryshime kushtetuese. Cilat ndryshime?! Që bashkë me 6 bashkësi të tjera, t’i fusim edhe malazezët, kroatët dhe bullgarët”, tha Bujar Osmani, ministër për Punë të Jashtme.

Propozimi është i mirë dhe na mundëson të kapim trenin e fundit për në BE, tha Osmani, duke paralajmëruar edhe për pasojat nëse na ikë ky shans.

“Nëse ne themi “jo”, nëse Shqipëria i nisë bisedimet, nëse populli e kupton se nuk ka ardhmëri, më besoni se mijëra do të nisin të marrin pasaporta nga fqinjët, mijëra do të vendosin ta lëshojnë shtetin sepse nuk ka ardhmëri. Këtu do të nisin tensione ndëretnike, do të nisin tensionet mes kategorive të ndryshme të qytetarëve. Këtë dimër do ta kemi vitin më të vështirë, me energjinë, ushqimin për shkak të krizës globale. Në kushte kur bota është në luftë, ne të flasim me interpretime të rrejshme se dikush do të na bullgarizojë, kur nga ne varetmendoj se do të jetë e papërgjegjshme dhe e turpshme që për çështje të tilla të bëhet politikë partiake që dikush të bëhet ministër a kryeministër”, tha Bujar Osmani, ministër për Punë të Jashtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu