Osmani dhe Dimitrov në Bruksel, në mëngjes pune me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nga dita e nesërme do të qëndrojnë për vizitë pune në Bruksel.

Osmani dhe Dimitrov do të marrin pjesë në mëngjesin e punës me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, në organizimin e ministrave së Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Rumanisë, Katrugalos dhe Maleshkanu.

Ndërkohë, pasnesër (të martën) siç njoftoi Sekretariati për çështje evropiane, delegacioni i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, në të cilën krahas Osmanit dhe Dimitrovit do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, do të jenë pjesëmarrës në takimin e rregullt të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, në të cilën, nga ana e Bashkimit Evropian, do të prezantohet nga Nënkryetarja e Komisionit dhe Përfaqësuese e Lartë e BE-së, Federika Mogerini, si dhe nga Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han. .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu