Osmani: Kemi dy rrugë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Po vazhdon ndërkohë mbledhja e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, ku po bidesohet nëse do të jetë pjesë e qeverisë apo jo. Mbledhja po mbahet në Reçicë të Vogël.

Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, ka thënë se ka dy rrugë për t’u arritur zyrtarizimi i gjuhës shqipe, pjesemarrje në kaolicion qeveritar edhe e dyta, mbështetje e një qeverie pakicë por duke qëndruar në opozitë.

“Vendimi në këtë kohë komplekse dhe të krizës është i vështirë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së për gjuhën shqipe kanë arritur në pajtueshmëri se si do të duket përmbajtja e ligjit.

Ndërkohë, Osmani hodhi poshtë mundësinë e një qeverie me OBRM-PDUKM-në.

Sipas tij, qëndrimi i BDI-së në opozitë do të ndihmojë kalimin e ligjit dhe do të jetë një mundësi për zbardhjen e akuzave që janë bërë ndaj BDI-së. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu