Osmani: Maqedonia duhet të ecë përpara, propozimi francez të miratohet

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka kukuar që të miratohet në Kuvend propozimi francez për veton bullgare që do ti hapte rrugë çeljes së negociatave. Sipas tij Maqedonia duhet të ecë përpara.

“Ne kemi kaluar një periudhë intensive konsultimesh të gjera për propozimin e Presidencës Franceze, ndoshta konsultimi më i gjerë për çdo temë ndonjëherë. Nuk kanë qenë as të lehta, as të thjeshta, kanë krijuar edhe reagime emocionale dhe e pranoj që herë pas here na kanë krijuar nervozizëm, të cilët janë porositur të mos na mposhtin emocionet”, ka shkruar Osmani.

“Pavarësisht se sa na pëlqyen apo jo, sado dhimbje koke që na shkaktuan, megjithatë këto konsultime të gjera ishin produktive dhe krijuan linja të qarta kujdesi, nëse doni udhëzime se ku dhe si të vazhdohet me integrimet evropiane. Të gjitha shqetësimet i pranoj si një shpërthim autentik maturie, të cilat, përmes konkluzioneve në Kuvend, tashmë bëhen obligim për Qeverinë, për mua dhe për të gjithë ekipin negociator.Ne e kemi kuptuar mesazhin dhe jemi të gatshëm t’u përgjigjemi të gjitha sfidave. Tani është koha për të tërhequr një vijë. Ne kemi shumë punë dhe sfida të shumta përpara nesh, por nëse historia jonë e shkurtër moderne na ka mësuar diçka, është se ne jemi në gjendje t’i kapërcejmë të gjitha sfidat, sado komplekse të jenë ato, dhe të vazhdojmë në Evropën dhe rrugën Euro-Atlantike”, tha Osmani.

“Ky është apeli im i fundit për deputetët. Kemi pasur një debat të hidhur dhe shumë emocional, por shteti duhet të ecë përpara. Qytetarët na kanë dhënë besim për të mos u dorëzuar, por për të udhëhequr, për t’i udhëhequr dhe për t’u siguruar atyre një të ardhme më të mirë. Është koha për të mbledhur përshtypjet dhe për të siguruar një të ardhme evropiane për vendin”, shtoi Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu