Osmani nesër në Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot udhëton për në Kiev, Ukrainë, ku nesër më 23 gusht do të merr pjesë në Samitin e Platformës së Krimesë.

Platforma e Krimesë është iniciativë e Ukrainës, që ka për qëllim unifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare rreth gjendjes në Krime.

Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të më shumë se dyzet shteteve, mes të cilave numri më i madh vende anëtare të BE-së dhe NATO-s, të cilat do të përfaqësohen në nivel të lartë, përfshirë edhe nëntë Presidentë, disa Kryeministra dhe Ministra të Punëve të Jashtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu